QMG

Qendra Për Mirëqenien e Gruas

Qendra Per Mirëqenien e Gruas Shtepia e Sigurt  Pejë

Na kontaktoni:

 

                       Data e fillimit të punës: 11 Nëntor 1999

                     Numri i Regjistrimit  i OJQ-së: 5100717-4

                          Pejë , 30000  Republika e Kosovës

 

                Tel/fax: +381/ (0)39/421-398; +377/ (0) 44/223 543

                                 Emali:   pejawwc@yahoo.com

                                        aramizibala@gmail.com

 

Personi kontaktues:

 

                      Ardita Ramizi Bala Drejtoreshë Ekzekutive

 

©  2013

 

Qendra Për Mirëqenien e Gruas - All rights reserved

SHTEPIA E SIGURT

 

             ‘’ Ishte vështire te largohesh, me fëmijët e vegjël, nuk e dija se ku do te strehohesha,       por asgjë nuk me frikësonte me shume se qëndrimi ne shtëpinë time dhe prania e tij....’’

 

Ne Dhjetor te vitit 2002 , QMG  hap Strehimoren e tipit te mbyllur ,,Shtëpia e Sigurt’’e cila ofron të mbijetuarve të dhunës, grave dhe fëmijëve, strehim, sigurimin e ushqimit dhe të veshmbathjes, mbështetje psiko-sociale dhe ne bashkëpunim me institucionet përkatëse i ofrojmë atyre përkujdesje mjekësore, juridike, trajnime edukative për ngritjen e vetëdijesimit dhe fuqizimit te tyre  si dhe aktivitete tjera rekreative. Kapaciteti i Strehimores është  18 shtretër.

 

Nga hapja gjer tani janë strehuar 850 gra dhe fëmije viktima te dhunës familjare

 

Qëndrimi i klientëve ne strehimore  është i përkohshëm dhe në ndërkohë punohet me të gjithë bashkëpunëtorët që merren me çështje sociale me familjen e viktimës dhe me vetë keqtrajtuesin gjer në zgjidhjen e problemit në favor të viktimës dhe familjes.

 

’Kam përfituar njohuri për përdorimin e kompjuterit dhe gjuhës angleze, por me e rëndësishme është se vetëbesimi me është kthyer’’

 

Për viktimat e dhunës familjare për kohën sa ato gjenden në strehimore ofrohen edhe mundësi të shumta të ndihmës psikike sociale (këshillime, përkrahje morale) dhe ngritja arsimore përmes kurseve të shumta dhe trajnimeve.

 

Për ri-integrimin sa me te mire te klientëve dhe fëmijëve te tyre ne shoqëri ne organizojmë kurse te ndryshme, ( kompjuteri, gatimi, rrobaqepësie,gjuhës angleze, floktari, gazetari) prezantime te specialisteve (parandalimi i dhunës ne baza gjinore, barazia gjinore, ligji kundër diskriminimit, shëndeti riprodhues) si dhe vijimin e shkollimit për fëmijët e strehuar.

 

Monitorimi është një faze shume e rëndësishme për klientët dhe  pas qëndrimit  ne strehimore te vazhdojmë kontaktin me vizita  sipas pëlqimit te tyre.